Ekonomia e Eurozonës, me “2 paterica” – Lagarde e krahason me stimujt fiskalë dhe monetarë

Ekonomia e Eurozonës po vazhdon të qëndrojë në këmbë prej stimujve fiskalë dhe monetarë dhe këto “paterica” nuk mund të hiqen deri sa të ndodhë rimëkëmbja e plotë, sipas presidentes së Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.  Këto komente përbëjnë një ndërhyrje të rrallë nga Lagarde në debatin politik dhe hedhin poshtë sugjerimet e disa guvernatorëve kombëtarë të Eurozonës, se institucioni duhet të përfundojë së shpejti blerjet emergjencë të obligacioneve.

“Jemi ende në krizën e pandemisë. Shumica e vendeve në Europë po kalojnë një valë të tretë. Jemi të zhytur në pasiguri dhe çdo ditë na prezanton probleme, si me vaksinën si me rritjen e shtrimeve në spitale. Për rrjedhojë, ne konsiderojnë se mbështetja monetare dhe fiskale do të duhet deri sa të përfundojë pandemia.  Mendojeni ekonominë si një pacient, që që ka dalë nga një krizë e madhe dhe është me 2 paterica.  Nuk mund të heqim asnjë nga këto, fiskale apo monetare, deri sa pacienti të mund të ecë normalisht”, është shprehur Lagarde.

Në muajin Mars, Banka Qendrore Europiane përshpejtoi ritmin e Programit të Blerjeve Emergjencë të Pandemisë, për të fernuar rritjen e interesave të borxhit dhe për të mbajtur kreditin e lirë për qeveritë, kompanitë dhe familjet e goditura nga koronavirusi.  Bordi i bankës do të takohet përsëri në javën e ardhshme, por nuk pritet ndonjë ndryshim i politikave.  Guvernatori i Hollandës, Klaas Knot, bëri thirrje për një reduktim të ritmit të blerjeve të titujve të borxhit nga tremujori i tretë, diçka që u përsërit edhe nga homologu austriak, Robert Holzmann. Por Lagarde u përgjigj se Eurozona është ende e zhytur në pasiguri, duke përmendur dyshimet e autoriteteve të shëndetësisë mbi vaksinat e AstraZeneca dhe J&J.  Programi i ngadaltë i vaksinës në Europë u përball me probleme të tjera këtë Javë, pasi J&J vonoi dërgesat dhe Danimarka deklaroi nuk do përdorë fare AstraZeneca, prej rrezikut të mpiksjes së gjakut.

Reklama e sponzorizuar