BE-ja bie dakord për lejimin e udhëtimeve, si një masë drejt rihapjes së turizmit gjatë verës

Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord për të lejuar nisjen e udhëtimeve, si një hap drejt rihapjes së turizmit gjatë kësaj vere dhe do të negociojnë detajet e mëtejshme me ligjvënësit e bllokut në maj, thanë dy burime diplomatike.

Certifikatat do të lejojnë që ata që janë vaksinuar apo e kanë kaluar COVID-19 ose dalin negativë gjatë testeve që bëjnë, do ta kenë më të lehtë për të udhëtuar në BE, ku kufizimet e lëvizjeve kanë ndikuar duke e përkeqësuar ekonominë e turizmit për një periudhë më shumë se një vit.

27 vendet anëtare të BE-së “nënvizuan angazhimin e tyre për të pasur këtë skemë gati deri në verën e 2021”, citohej në një dokument të miratuar nga të dërguarit kombëtar.

Reklama e sponzorizuar

Parlamenti Europian, i cili gjithashtu duhet të pajtohet me propozimin që ai të hyjë në fuqi, pritet të japë vendimin e tij në fund të këtij muaji, ndërsa bisedimet përfundimtare midis ligjvënësve, të dërguarve kombëtarë dhe ekzekutivit të bllokut pritet të fillojnë në maj.

Vendet e BE-së po punojnë paralelisht për t’u siguruar “që zgjidhjet e nevojshme teknologjike të mundësohen”, thuhet në vendimin e BE27, në mënyrë që certifikatat e reja dixhitale ose prej letre të mund të vihen në përdorim pasi të miratohen. Marrëveshja e vendeve anëtare përfshin dispozita kundër diskriminimit ndaj atyre që nuk munden ose nuk dëshirojnë të vaksinohen dhe lejon një sërë testesh për të provuar shërimin.

Ndërsa vendet anëtare do të detyroheshin të njihnin vaksinat e miratuara nga BE-ja, shtete të veçanta mund të lëshojnë certifikata që njohin vaksinat e Sputnik të Rusisë ose ato Sinovac të Kinës që janë të autorizuara vetëm në territorin e tyre. Vendet e tjera të BE-së do të vendosin nëse do të pranonin një certifikatë që i referohej një vaksine të mos aprovuar nga rregullatorët e BE-së.