Miratohet koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti ofron analizë të thukët për nevojën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të pasurisë.

Reklama e sponzorizuar

Haxhiu ka thënë se synojnë të formojnë agjenci të pavarur për inicimin e procedurave për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe përmes shtratit ligjor kthen taksat e qytetarëve në buxhet të shtetit.