Shpenzimet globale për IT, rreth 4 trilionë dollarë në vitin 2021

Në shkallë rajonale, Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut do ta rikuperojnë nivelin e investimeve IT para pandemisë që në fund të 2021

Shpenzimet globale për IT (teknologjinë e informacionit) në vitin 2021 do të arrijnë në 4.1 trilionë dollarë, duke shënuar një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2020, falë investimeve në punën hibride dhe në mirëqenien e punonjësve. Këto janë vlerësimet e fundit të Gartner. Analistët theksojnë risinë që solli transformimi dixhital te sipërmarrjet,ku fondet për nismat e digital business do të vijnë më shpesh nga departamentet e korporatave që nuk janë IT.

“IT nuk është më vetëm mbështetja e operacioneve të korporatave, por përfshihet plotësisht në krijimin e vlerës për gjithë sipërmarrjen – thotë John-David Lovelock, kërkuesi i shquar, zv.president i Gartner. – Kjo jo vetëm e zhvendos IT nga një rol ‘back-office’ në vijën e parë të biznesit, por ndryshon burimin e investimeve – shpenzimet për IT nuk janë më shpenzime të përgjithshme për t’u bërë, për t’u verifikuar dhe për t’u shkurtuar ndonjëherë – por faktori që rrit të ardhurat”.

Reklama e sponzorizuar

Të gjithë segmentet e shpenzimeve IT parashikohet të rriten deri në vitin 2022. Rritja më e madhe do të vijë nga pajisjet (14%) dhe nga enterprise software (10,8%). Ky është një tregues që kompanitë shpenzojnë për të krijuar mjedise më të rehatshme, inovative dhe produktive për punonjësite tyre.

Për shembull, fokusi i ri në përvojën e punonjësit dhe mirëqenies nxisin investime teknologjike në fusha si platformat esocial software & collaboration dhe software për menaxhimin e kapitalit njerëzor (HCM) – thekson Gartner.

“Vitin e kaluar, shpenzimet IT morën formën e një reagimi të thjeshtë ndaj nevojës për tëçuar forcën e punës në smart working” – komenton Gartner. Me shfaqjen e punës hibride, pjesërisht nga zyra dhe pjesërisht nga shtëpia “CIO (chief information officer) do të përqendrohen te shpenzimet që sjellin inovacion, jo vetëm te kryerja e punës”.