Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka një thirrje për të gjithë nënpunësit e tyre

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë përpunësve dhe pikave grumbulluese të Qumështit që të grumbullojnē të gjithë sasin e Qumështit dhe të i ruajnë fermerët, përcjell Gazeta Blic.

Kjo sipas tyre për shkak se bazuar në premtimet e fushatës elektorale, Qeveria e Kosovës pritet që të ndërmarrë masa që kanë të bëjnë me Industrinë e Qumështit.

Sipas tyre këto masa të cilat pritet të ndërmirren do të ndikojnë në rritjen e menjëherëshme të kërkesave për produktet vendore të qumështit.

Reklama e sponzorizuar

Më poshtë postimi i tyre i plotë pa ndërhyrje:

Bazuar ne premtimet gjate fushates elektorale , Qeveria e Kosoves pritet që shumë shpejt të ndermarrë masa që kanë të bëjnë edhe me Industrinë e Qumēshtit .
Masat të cilat pritet të ndermirren do tê ndikojnë në rritjen e menjëhershme të kërkesave per produktet vendore tē Qumështit .
Në këtë kontektst ju bëjmë thirrje të gjithë përpunuesve dhe pikave grumbulluese të Qumështit që të grumbullojnē të gjithë sasin e Qumështit , dhe të i ruajnë fermerët , në mënyrë që që pas pak kohe të mos ket munges të prodhimeve në treg .
Pritjet janë reale, që sipas parashikimeve kërkesat në tregun vendor mund të dyfishohen pothuajse menjëher .
Gjithashtu është me rêndësi që qmimi i grumbullimit tek fermerët ( qmimi që ju paguhet fermerëve ) mos të jet më i vogel se 30 cent , për Qumështin që i plotson kriteret e kualitetit ashtu siq ka kërkuar edhe Kryeministri i Kosoves sepse të gjithē jemi të vetëdijshem se nën këtë qmim fermerët e kan të vështirë mbijetesën , sidomos tani që kemi ngritje të të gjitha inputeve për prodhim.