A pritet të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike?

Paralajmërimet për shtrenjtim të mundshëm të energjisë elektrike i kanë hedhur poshtë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Në një përgjigje për Buletinin Ekonomik, nga ky institucion kanë thënë se një ngritje e tarifave aktualisht është edhe teknikisht e pamundur.

ZRRE nuk ka bord funksional për të marrë vendime, në mungesë të kuorumit. Aktualisht Bordi i ZRRE ka vetëm dy anëtarë, Pra nuk ka kuorum siç parashihet me Ligjin për Rregullatorin e energjisë, ku specifikohet se “Kuorumi për seancat e Bordit është tre (3) anëtarë”.

Reklama e sponzorizuar

“Proceset e shqyrtimit për këto shërbime para vendimarrjes i nënshtrohen edhe konsultimit publik për çka ZRRE njofton të gjitha palët e interesuara. Por një process i tillë aktualisht është i pamundur duke qenë se ZRRE nuk ka Bord funksional për të marrë vendime”, thuhet në përgjigjet e ZRRE-së.

Sipas ZRRE, për me tepër, proceset e shqyrtimit për këto shërbime para vendimarrjes i nënshtrohen edhe konsultimit publik për çka ZRRE njofton të gjitha palët e interesuara. Ndërsa për tarifat e konsumatorëve të parregulluar që dalin në treg, përcaktues do të jetë tregu i lirë.

Ndryshe, ZRRE është përgjegjëse për përcaktimin e tarifave për konsumatorët e rregulluar që furnizohen nga Shërbimi Universal si dhe aprovon të hyrat për shërbimet monopolistike siç janë ato të shpëndarjes (KEDS) dhe transmetimit (KOSTT).

Në Shërbimin Universal të Furnizimit, bëjnë pjesë konsumatorët shtëpiak dhe shumica e konsumatorve joshtepiak, përveç atyre që kanë dalur në tregun e lirë, e që janë tre konsumatorë të kyçur në nivelin e tensionint 220kV dhe 110 kV. /Buletini Ekonomik/