Prodhuesi tajvanez i çipave njofton investimin prej 100 miliardë dollarësh

Prodhuesi tajvanez i çipave ‘Taiwan Semiconducter Manufacturing Corporate’ ka njoftuar planet për të investuar një shumë prej $ 100 miliardë dollarësh gjatë tre viteve të ardhshme për të rritur kapacitetin e tij. TMSC  është prodhuesi më i madh i kontratave- çip në botë  me klientë si Apple.

Kompania tashmë kishte nënshkruar një plan për të shpenzuar deri në 28 miliardë dollarë këtë vit për të zhvilluar dhe prodhuar mikro çipa të përparuar. Investimi kryesor vjen pas një mungese globale të çipave që ka goditur industrinë e makinave. Volkswagen, Honda, Toyota dhe General Motors të gjithëve u është dashur të zvogëlojnë prodhimin si rezultat i mungesës pasi  kompanitë e makinave anuluan porositë e tyre kur kërkesa ra, për shkak të pandemisë Covid-19 vitin e kaluar.

TSMC parashikon një rritje të vazhdueshme të kërkesës ndërsa pandemia Covid-19 përshpejton më tej dixhitalizimin. “Ne jemi duke hyrë në një periudhë teknologjie më të madhe  pasi megatrendet shumëvjeçare të 5G dhe informatika me performancë të lartë pritet të ushqejnë kërkesë të fortë për teknologjitë cip në vitet e ardhshme”, tha kompania.

Reklama e sponzorizuar

BBC