Zyrtari i Kundërkorrupsionit flet për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Agjencia Kundër Koruupsion (AKK)

Afrim Atashi, nga Agjencia kundër Korrupsion tha se një numër i madh i zyrtarëve publikë e deklarojnë pasurinë.

Atashi tha se 95 përqind prej tyre e bëjnë deklarimin e pasurisë pothuajse çdo vit.

“Po është një afat i rregullt që bëhet çdo vit. Fillon nga 1 mars dhe përfundon më 31 mars. Dje ka përfunduar. Për shkak të pandemisë edhe vitin e kaliar por edhe sivjet kemi pasur probleme, sepse deklarimi është dashur të bëhet në mënyrë elektronike, domethënë me email”, tha ai

Reklama e sponzorizuar

“Ne sot kemi filluar me përpunimin dhe verifikimin e të dhënave. Ne akoma se kemi numrin e saktë të zyrtarëve publikë që e kanë deklaruar pasurinë, por besoj se shumë shpejtë do të dalim edhe me shifra sepse jemi duke punuar intensivisht”.

“Deklarimi i pasurisë nuk ka qenë kurrë problem realisht, sepse diku rreth 95 përqind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë. Sipas informatave edhe ashtu do të jetë diku 95 përqind. Ndoshta mund të jetë edhe 100 përqind”, tha Atashi në Klan Kosova.

Ai theksoi se mosdeklarimi i pasurisë është vepër penale dhe se AKK në rastet e tilla inicion edhe kallëzime penale ndaj zyrtarëve publikë që nuk e deklarojnë pasurinë.

“Agjencia e bazuar në ligj është e obliguar që të marr masa ndaj atyre zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë sipas ligjit në fuqi. Edhe në këtë kaluarën por edhe në këtë rast, sepse vlen te theksohet se vitin e kaluar e kemi shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë për shkak të vendimeve të institucioneve shëndetësore për shkak të kufizimeve që kanë qenë”.

“Sivjet nuk e kemi bërë një gjë të tillë pasi nuk ka pasur kufizme. Institucionet kanë punuar me kapacitet të plotë. Të gjithë ata që nuk e deklarojnë pasurinë dhe të cilët nuk japin arsyje të bazuar, ata zyrtarë bëjnë vepër penale”.

“Dhe bazuar në ligj Agjencia do të bëj paraqitjen e kallëzimeve penale për të gjithë ata që nuk e kanë deklaruar pasurinë.Pastaj është Prokuroria e cila mund të ngritë aktakuzë dhe ta çoj në gjykatë.Agjencia mundet ta bëj vetëm kallëzimin penale, dhe sigurisht të shkojë në gjykatë edhe në cilësi të dëshmitarit”.