Bankat amerikane ‘në hall’, kanë më shumë para se ç’duhet

Dollarë amerikan

Likuiditeti i bollshëm duhet të ndihmojë tregjet, por mund të shkaktojë dhe trazira, thotë “The Economist”.

Pranverën e 2020-tës, në tregjet e obligacioneve në SHBA, problemi ishte mungesa e parave kesh. Sot po ndodh krejt e kundërta; para të thata ka me bollëk. Ato burojnë nga reagimi i Rezervës Federale nsaj krizës së vitit të kaluar.

Banka qendrore i qetësoi tregjet duke blerë sasi të mëdha bonosh me para të porsakrijuara, dhe i ka vazhduar blerjet me një ritëm që llogaritet në të paktën 120 miliardë dollarë në muaj. Vetëm se kjo tepricë monedhash të gjelbra po i jep dhimbje koke bankave dhe investitorëve.

Reklama e sponzorizuar

Fakti që Banka Qendrore blen bono me para tingëllon si një këmbim i thjeshtë asetesh, por në fakt mund ta tejfryjë sistemin bankar. Ekonomistët thonë se likuiditeti i tepërt rrezikon krijimin e të ashtëquajturave “flluska të aseteve”, siç ndodhi me pasuritë e patundshme përpara krizës së 2008-tës, dhe më pas me fermat, e kjo shtrembëron tregjet financiare.

Në të gjithë botën, ka ndodhur që likuiditeti i vazhdueshëm i Bankës Qendrore ka forcuar më shumë aktivitetet financiare se sa mallrat dhe shërbimet që prodhojnë rritje në ekonominë reale, shtojnë ata.