Si ka qenë kjo javë për valutat kryesore?

Monedha europiane vijon edhe gjatë kësaj jave të mos regjistrojë luhatje të rëndësishme të vlerës teksa e ka nisur të martën në kuotën e 123.2 lekë për ta mbyllur dje në vlerën e 123.3 lekë më një rritje të lehtë.

Ndërkaq Paundi britanik është valuta që ka shënuar rritje më të fortë të kuotës përgjatë kësaj jave duke e nisur më 23 mars në vlerën e 142.65 lekë për të fituar më pas rreth 2 pikë ditën e premte duke kapur nivelin e 144.15 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë Dollari amerikan gjithashtu ka fituar 1 pikë përgjatë periudhës së 23-26 marsit duke u këmbyer ditën e premte me 104.6 lekë nga 103.62 lekë që këmbehej ditën e martë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar disa luhatje gjatë kësaj jave duke u forcuar ditën e enjte për t’u dobësuar sërish ditën e premte me rreth 0.4 pikë për të kapur dje kuotën e 111.24 lekë.

SCAN