Kryeziu i KDI’së tregon 4 kompanitë që fituan më së shumti tenderë nga Ministria e Shëndetësisë

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një infografikë me emrat e kompanive që kanë fituar më së shumti tenderë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë vitit të kaluar, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryeziu ka thënë se mbi 68 përqind të vlerës së kontratave që Ministria e Shëndetësisë ka realizuar gjatë vitit 2020, është koncentruar në vetëm katër kompani.

Në bazë të kësaj infografike, katër kompanitë që kanë fituar më së shumti tenderë janë: N.SH.T “MADE-KOS”, LEGO SH.P.K, INTERLAB SH.P.K dhe SANTEFARM SH.P.K.

Reklama e sponzorizuar

Vlera e kontratave që ka lidhur vjet MSH’ja sillet rreth 15 milionë euro.

“Mbi 𝟔𝟖% të vlerës së kontratave që Ministria e Shëndetësisë  ka realizuar gjatë 2020 është koncentruar tek vetëm 𝟒 kompani. Kjo ministri gjatë 2020 ka lidhur kontrata në vlerë prej mbi 𝟏𝟓 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ euro”, ka shkruar Kryeziu.