Borxhi publik i Kosovës arrin në 1.5 miliardë euro

Borxhi publik i Kosovës ka arritur në 1.5 miliardë euro bën të ditur Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Shifra prej 1.5 miliardë eurove e këtij borxhi gjatë tremujorit të fundit të 2020-s është rritur për 23.9 përqind krahasuar me TM4 të 2019-s, kur pandemia ende s’kishte arritur në Kosovë.

Ndërkohë si përqindje e Bruto Prodhimit Vendor (BPV), borxhi publik ka arritur në 21.8 përqind nga 17.5 përqind sa ishte në TM4 2019, përcjell Buletini Ekonomik.

Bazuar në vlerësimet e ASK-sё, BPV-ja reale deri në shtator tё vitit 2020 kishte shënuar rënie prej -5.6 përqind. Me rёnie ishin karakterizuar edhe investimet dhe eksportet neto në vend ndërsa konsumi kishte shënuar rritje.

Reklama e sponzorizuar

Në bazë të raportit më të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, rreth “Vlerësimit Tremujor të Sistemit Financiar, Tremujori IV/2020”, TM4 i 2020-s vlerёsohet se ka shёnuar rёnie tё ngadalёsuar krahasuar me tremujorёt paraprak. BQK-ja këto vlerësime i mbështet nё rritjen e eksportit tё mallrave dhe shërbimeve në periudhën raportuese, rritjen e konsumit publik, si dhe rritjen e remitencave, etj.

Nё anёn tjetёr, investimet publike, qarkullimi i bizneseve, kreditё e reja investuese gjithashtu kishin shёnuar rёnie tё konsiderueshme. Kështu çmimet e konsumit shënuan rёnie prej -0.1 përqind nё TM4 2020, kryesisht si pasojë e rënies së çmimeve të transportit, veshmbathjes, rekreacionit, dhe orendive shtёpiake.

Sipas të dhënave të BQK-së, rritje tё ngadalёsuar tё çmimeve kishin shёnuar edhe çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike, duke bёrё qё deflacioni bazё tё ishte 0.8 pёrqind.

Por zbutja e efekteve negative nё ekonomi nga pandemia Covid-19, BQK-ja i vlerëson si të mira dhe se kanë ndikuar nё pёrmirёsimin e performancёs sё tё hyrave buxhetore krahasuar me tremujorёt paraprak. Të hyrat buxhetore nё TM4 2020 shёnuan rёnie prej -0.6 përqind, krahasuar me -13.5 pёrqind nё TM3 po të atij viti, ndёrsa shpenzimet buxhetore shёnuan rritje prej 8.6 përqind.

Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi deficit primar buxhetor prej 280.5 milionë eurove.

Edhe tregu i jashtëm, sipas raportit thuhet se është karakterizuar me zvogёlim tё deficit të llogarisë rrjedhëse prej 56.8 pёrqind nё TM4 2020. Bilanci pozitiv i shёrbimeve si dhe tё ardhurat parёsore dhe dytёsore kishin shёnuar rritje tё konsiderueshme, ndёrsa deficiti i mallrave ishte pёrmirёsuar.

Deficiti tregtar i mallrave gjatë asaj periudhe ishte 836.2 milionё euro apo 2.0 pёrqind mё i ulёt krahasuar me TM4 2019.

“Kjo rёnie e deficitit të mallrave i atribuohet kryesisht rritjes së konsiderueshme tё eksportit ndёrkohё qё edhe importi i mallrave shёnoi rritje por jo nё masёn e eksportit”, theksohet në raportin e BQK-së.

Rritje prej 26.3 përqind kishin shënuar edhe remitencat nga diaspora gjatë tremujorit të fundit të 2020-s, përfundojnë nga BQK-ja. /Buletini Ekonomik/