Importet e Kosovës u dominuan nga produktet serbe edhe në shkurt

Fotografi ilustruese

Pasi e kishte humbur për një kohë tregun e Kosovës me vendosjen e taksës 100 për qind, Serbia është rikthyer sërish në vendin e parë sa i përket importeve të Kosovës.

Sipas statistikave të ASK-së për muajin shkurt 2021 importi nga vendet e CEFTA-së arriti vlerën e 50 milionë eurove.

“Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (6.1%), Maqedonia (5.3%),dhe Shqipëria (3.7%)”, thuhet në raport.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së këtë muaj arritën në 16,1 milion euro, ose (33.4%) të eksporteve të përgjithshme, me një rënije prej (10.7%).

Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (13.5%), Maqedonia (10.1%), Serbia (5.0%), Mali i zi (2.7%). /Buletini Ekonomik/