Kjo është pasuria e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për dhe 33 kundër votuan Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës votoi kundër.

Sipas përllogaritjeve të dala nga raporti i deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, përcjell Telegrafi, del se kryekuvendari Konjufca ka një pasuri të paluajtshme mbi 380 mijë euro në pronësi të përbashkët familjare.

Reklama e sponzorizuar

Konjufca në deklarimin e fundit të pasurisë, thotë se ka një veturë Passat 3C në vlerë prej 3,500 euro e blerë me mjetet financiare të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Për sa i përket parave të gatshme, Konjufca ka deklaruar se ka 4 mijë euro në xhirollogari bankare.

Lidhur me detyrimet, i pari i Kuvendit të Kosovës thotë se nuk ka asnjë borxh financiar.

Nga të hyrat vjetore, ai thotë se nga paga e paga ka marr 23 mijë e 779 euro, kurse nga mëditjet mbi 4,800 euro.