Kërkesa globale për naftë do të rritet me 5.5 milionë fuçi më 2021

Fotografi ilustruese

Kërkesa globale për naftë pritet të arrijë në 96.5 milionë fuçi këtë vit, me një rritje prej 5.5 milionë fuçi në ditë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas raportit të tregut të naftës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për muajin shkurt, kërkesa për naftë ishte më e lartë se sa pritej në tremujorin e parë të vitit për shkak të motit të ftohtë në Azi, Evropë dhe SHBA.

Në vitin 2021, rajoni i Azi-Paqësorit në kërkesën për naftë pritet të kryesojë me 35.8 milionë fuçi në ditë, pasuar nga SHBA-ja me 30.1 milionë fuçi dhe Evropa me 13.9 milionë fuçi.

Reklama e sponzorizuar

Me një ekonomi të fortë dhe me shpërndarjen e vaksinave kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) pritet të mbështesë rritjen e kërkesës për naftë në gjysmën e dytë të këtij viti.