HULUMTIM: Bankat në Kosovë me tarifa super të larta për transferet ndërkombëtare

Transferet ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse në Kosovë nëpër bankat e Kosovës vazhdojnë të kenë çmime marramendëse, edhe për shumat më të ultat për transaksione, siç janë shumat 100 dhe 200 euro.

Mirjeta Shabani

Buletini Ekonomik ka hulumtuar çmimoret e gjashtë bankave më të mëdha në vend tek tarifat që ato përdorin për tërheqjen apo dërgimin e parave gjatë transfereve ndërkombëtare. Ato variojnë prej 5 eurove deri në 800 euro varësisht nga shuma e mjeteve që janë në pyetje.

Reklama e sponzorizuar

Banka Raiffeisen si “më e lira” për transaksione ndërkombëtare në vend, ka një tarifë prej 6 eurove për Transferet hyrëse ndërkombëtare. Ndërkohë për Transferet dalëse ndërkombëtare në degë, e njëjta bankë aplikon tarifë duke filluar prej 20 eurove minimumi dhe maksimumi prej 500 euro, duke marrë 0.30% të shumës, kurse për Transferet dalëse ndërkombëtare në e-banking, llogaritë 0.15% të shumës me një tarifë minimale prej 10 eurove dhe maksimalen prej 500 eurove.

Transferet ndërkombëtare tek banka NLB po ashtu kanë çmime si të përafërta. Kështu për Transferet dalëse llogarisin 0.20% të shumës me një tarifë prej minimum 15 eurove (e njëjta në kundër vlerë) dhe një tarifë maksimale prej 1.000 eurove (e njëjta në kundër vlerë), kurse Transferet dalëse me e-banking për 0.15% të shumës që marrin, minimumi është 15 euro dhe maksimumi është po ashtu 1.000 euro.

Transferet dalëse me opcionin OUR në këtë bankë variojnë kështu: për shumat deri në 5,000 euro tarifa është Plus 5€, që i bie mbi 5 euro, prej 5,000 deri në 12,500 euro ka një tarifë mbi 8 euro, prej 12,501 euro deri në 25,000 euro- tarifa është mbi 12 euro, prej shumës 25,001 deri në 50,000 euro- tarifa është mbi 20 euro, dhe për shumat mbi 50 mijë euro ka një tarifë prej mbi 50 euro.

Tek pagesat e personave fizik për NLB Grup për urdhërpagesat deri në 3,000 euro – provizioni është 6 euro, për urdhërpagesat nga 3,000 deri në 100,000 euro- provizioni përfshin 0.2% të shumës dhe për urdhërpagesat mbi 100,000 euro-maksimumi i provizionit është 200 euro.

Kjo bankë ka edhe disa opsione tjera parapagimi për personat juridik si: Pagesat e personave juridik për NLB Grup në sportel kalkulohen me 0.1% të shumës, që i bie se ata duhet të paguajnë minimumin 10 euro dhe maksimumin prej 200 eurove varësisht nga shuma, për pagesat e personave juridik për NLB Grup përmes e-banking, për transferet dalëse tarifa është 5 euro, pavarësisht shumës me opcion BEN dhe SHARE, kurse për pagesat e personave juridik për NLB Grup me e-banking, tarifa dalëse është 10 euro, pavarësisht shumës me opcionin OUR.

Ndërkaq për transferet e lartpërmendura me opsionet BEN dhe SHARE janë këto tarifa: për shumat deri në 200 euro tarifa është 5 euro, për shumat prej 201 eurove deri 10,000 euro- 10 euro, kurse për shumat mbi 10,000 euro kalkulohet 0.1% e shumës dhe maksimumi për tërheqje është 1,000 euro.

E pagesat e NLB Grup për personat juridik për 0.1% të shumës, kanë një maksimum prej 750 eurove për tërheqje, ndërsa pagesat nga NLB Grup hyrëse kanë një tarifë prej 5 eurove. Kurse reklamimet e inicuara nga klientët kapin një shumë prej 10 eurove plus edhe shpenzimet e bankës së huaj.

ProCredit banka për këto shërbime si duket është “më e lira” në vend pas Raiffesisen Bank-ës. Ajo për Transferet hyrëse ndërkombëtare për shumat nën 50 euro ka një tarifë prej vetëm 1 euro, për shumat prej 50 euro deri në 300 euro tarifa është 8 euro, kurse për shumat mbi 300 euro ajo kalkulon me përqindje shumën ku për 0.25% të shumës, minimumin e tarifës e ka 15 euro dhe shumën maksimale 750 euro.

Për Transfertat dalëse ndërkombëtare brenda kësaj banke përmes e-banking dhe në degë, zbatohet tarifa prej 15 eurove apo 25 USD-ve (dollar amerikan), ndërsa për transfertat dalëse ProPay me e-banking tarifa është 2.50 EUR/USD, kurse në degë 0.15%-shi i shumës, ka një minimum të tarifës prej 15 EUR/USD.

Për reklamacionin apo modifikimin e transfertave dalëse ndërkombëtare që janë më të reja se 1 muaj tarifa është 10 euro + shpenzimet e palëve të treta, kurse për ato që janë më të vjetra se 1 muaj është 30 euro+ shpenzimet e palëve të treta. E reklamacioni apo kthimi i transfertave dalëse ndërkombëtare ka një tarifë prej 20.00 EUR/USD në këtë bankë.

Në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) për Transfertat ndërkombëtare hyrëse kalkulohet 0.15% të shumës, ku minimumi i tarifës është 15 euro dhe maksimumi 600 euro. Vetëm Transfertat hyrëse nga BKT Shqipëria janë falas sipas çmimores së kësaj banke, kurse e njëjta vetëm se dalëse nga Kosova për në Shqipëri në po të njëjtën bankë atje, pra BKT, është 5 deri në 15 euro.

Ato ndërkombëtare dalëse (standard/prioritar) në degë të BKT-së kalkulohen me 0.20%-0.30% të shumës, dhe tarifat janë minimum 15 euro dhe maksimum 600 deri 800 euro, kurse ato ndërkombëtare dalëse (standard/prioritar) përmes e-Banking, kalkulohet vetëm 0.20% të shumës, e minimumi i tarifës është 15 euro dhe maksimumi 600 euro.

Banka Ekonomike e Kosovës ka një tarifë prej 5 euro për Transferet ndërkombëtare hyrëse për shumat deri në 100 euro, për ato mbi 100 euro llogaritet 0.20% të shumës, me ç’rast minimumi është 8 euro kurse maksimumi i tarifës shkon deri në 500 euro varësisht prej shumës së dërguar, kurse për pagat dhe pensionet ndërkombëtare hyrëse në këtë bankë llogaritet 0.10%-shi i shumës dhe minimumi i tarifës është 5 euro kurse maksimumi shkon deri në 500 euro.

Për Tranferet dalëse ndërkombëtare brenda kësaj banke deri në shumën e 6 mijë eurove, tarifa është 0.15% të shumës apo minimumi 15 euro dhe maksimumi 500 euro, transferet prej 6,001 deri në 10,000 euro është 0.25% e shumës- min 15 euro dhe maksimumi 500 euro, për shumat prej 10 mijë deri në 20,000 euro merret 0.20% i shumës apo minimalja 15 euro dhe maksimalja 500 euro, dhe për 20.000 euro e më shumë merret 0.15% i shumës -min 15 euro dhe max 500 euro.

Reklamimet e iniciuara nga klientët për kthim apo modifikim të mjeteve në këtë bankë kushtojnë 10 euro si për ato hyrëse si për ato dalëse.

Banka e fundit është TEB banka në Kosovë, e cila për Transferet ndërkombëtare dalëse në valutën euro merr 0.15% të shumës për transaksion, ku minimumi është 15 euro gati njëlloj sikur në bankat e tjera paraprake, kurse maksimumi në këtë bankë shkon deri në 1 mijë euro. Kjo bankë për Transferet ndërkombëtare dalëse në valutat e tjera si USD, CHF, dhe GBP merr 0.30% të shumës, që maksimumi i tarifës po ashtu shkon te secila deri në 1 mijë euro.

TEB-i për të gjitha transferet ndërkombëtare hyrëse në Kosovë merr prej secilës valutë 0.30% e shumës së dërguar, ku minimumi është njësoj si për ato dalëse, duke filluar prej 15 eurove deri në maksimum që shkon deri në 1 mijë euro. /Buletini Ekonomik/