Rritje e fortë e dollarit ndërsa paundi humbet pikë

Monedha europiane ka pasur një javë kryesisht të qëndrueshme duke pësuar vetëm një rënie të lehtë të vlerës nga dita e hënë deri ditën e premte teksa është këmbyer dje me 123.48 lekë, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

 

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq Dollari amerikan ka regjistruar rritjen më të fortë të valutave të huaja duke fituar rreth 1 pikë nga fillimi i javës teksa ka kapur ditën e premte kuotën e 103.44 lekë.

Paundi britanik sakaq ka pësuar një rënie të vlerës të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave duke u këmbyer me 143.23 lekë ditën e hënë për të kapur më pas nivelin e 142.79 lekë ditën e djeshme me një humbje totale prej gati 0.5 pikë.

Franga zvicerane gjithashtu ka ndjekur një kurbë zbritëse që nga fillimi i javës duke u këmbyer me 112.42 lekë më 1 mars për të zbritur më pas në kuotën e 111.33 lekë më 05 mars me një rënie të përgjithshme prej gati 1 pikë.

/SCAN tv/