Parlamenti Evropian nuk voton për marrëveshjen tregtare me Britaninë e Madhe

Parlamenti Evropian ende nuk ka përcaktuar një datë për votimin e marrëveshjes tregtare pas BREXIT-it ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo vonesë ishte shenjë proteste ndaj asaj që BE-ja i sheh si ndryshimet e njëanshme të Britanisë së Madhe në rregullimet e BREXIT-it.

Shefat e grupeve të Parlamentit të BE-së pritej të vendosnin një datë në muajin mars për votimin e saj në një takim të enjten.

Reklama e sponzorizuar

Sidoqoftë, ata nuk e bënë këtë pasi Qeveria britanike zgjati një periudhë faljeje për kontrollet në importet e ushqimit në Irlandën e Veriut, një veprim që Brukseli tha se shkelin kushtet e marrëveshjes së ndarjes së Britanisë së Madhe.