Bitcoin arrin në nivelin e 50,000 dollarëve sërish

Pas një rënie të theksuar brenda javës së kaluar, Bitcoin sërish i është rikthyer fitimeve të tij.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me 50,477 dollarë.

Dy javë më parë, Bitcoin kishte arritur në vlerën e 58,354 dollarëve, ndërsa javën e fundit ishte zhvlerësuar me 15 mijë dollarë.

Reklama e sponzorizuar

Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.

Vlera aktuale e kriptovalutës Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Kurse, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rreziqet që paraqet Bitcoin për investitorët dhe për publikun.

Sipas Yellen, mbetet pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin dhe stabilitetin e kriptovalutës.

Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.36 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën mbi 60 për qind të tregut.