Për shumicën e familjeve në Kosovë kthimi i kredive barrë e rëndë financiare

Euro

Familjet kosovare akoma vazhdojnë ta kenë barrë të rëndë financiare pagesën e kësteve mujore të kredive ndaj bankave.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me titull “Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jeteses, 2018”,  thuhet se 61.3 për qind të ekonomive familjare e kanë barrë të rëndë financiare pagesën e borxheve për kartë kredit, blerje të madhe ose kredi të tjera.

“Sipas grafikonit shihet se për 61.3% të ekonomive familjare ishte barrë e rëndë financiare pagesa e borxheve për kartë kredit, blerje të madhe ose kredi të tjera (duke përjashtuar pagesat peng ose kredi të tjera lidhur me blerjen e shtëpisë apo banesës” thuhet në këtë raport.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq për 29.7 për qind të ekonomive familjare është deri diku barrë financiare. Vetëm 9.0 për qind të ekonomive familjare nuk kanë barrë financiare./Buletini Ekonomik/