Qeveria miraton vendime për zbatimin e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”

Me kërkesën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese\elektronike, e 64-ta me radhë, në të cilën janë miratuar katër vendime.

Një milion e pesëqind mijë euro (1,500,000) janë ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit për Garanci Kreditore. Këto mjete janë marrë nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”

Vendimi tjetër i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ishte lirimi për studentë nga pagesa e shkollimit për regjistrimin e semestrit veror në vitin akademik 2020-2021.

Reklama e sponzorizuar

Lirim të plotë nga pagesa e tarifës për regjistrimin e semestrit veror të viti akademik 2020/21 do të ketë për studentët e nivelit baçellor në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, të cilët nuk kanë qenë përfitues nga skemat ekzistuese për lirim deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi. 50% lirim nga pagesa e tarifës për semestrin veror të viti akademik 2020/21 për studentët e nivelit master, që nuk kanë qenë përfitues nga lirimi sipas skemave ekzistuese.