Stavileci: Produktet e Kosovës shkojnë deri në Azi

Zëdhënës i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, është shprehur i kënaqur në lidhje me çështjen e eksportit të mallrave nga Kosova.

Stavileci në Klan Kosova ka theksuar se gjatë vitit të kaluar është arritur një rekord eksportesh të produkteve tona.

“Viti i kaluar ka qenë viti ndoshta që për herë të parë Kosova, ose ekonomia kosovare, ka ofruar gjysmë miliardi euro të eksportit të produkteve të ndryshme”.

Reklama e sponzorizuar

“Është një arritje e gjithë prodhuesve të Kosovës që i kanë rritur kapacitetet e tyre dhe çdo ditë janë duke i plotësuar kushtet që nuk dallojnë nga produktet ndërkombëtare”.

“Kemi produkte tona që shkojnë deri në Azi, por si produkte të gatshme për konsum kryesisht shkojnë në vendet e rajonit si Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi, ndërsa produktet industriale shkojnë kryesisht në Unionin Evropian.