Krasniqi: Situata me COVID-19 e menaxhueshme, masat në fuqi mjaftojnë tani për tani

Ditëve të fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve të reja më koronavirus. E përkundër kësaj drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi thotë se aktualisht situata epideomologjike është e manxhueshme, dhe ende kanë kapacitet spitalore.

Krasniqi në një intervistë për, thotë se janë duke i përcjell shifrat dhe tani për tani do vazhdohet me masat anti-COVID që janë në fuqi.

Drejtori i SHSKUK-së ka kërkuar mbikëqyrje më të rreptë të masave kundër përhapjes së pandemisë që janë në fuqi.

Reklama e sponzorizuar

“Tani për tani jemi duke e përcjellë situatën dhe varësisht nga numri i rasteve që eventualisht mund të paraqiten, atëherë̈ mund të propozohen masat e tjera të reja. Tani për tani vazhdojmë̈ me këto masa të cilat janë në fuqi…14’24 Duhet të jemi të vëmendshëm ta përcjellim situatën dhe varësisht nga numri i rasteve, edhe merren masat. Ju e dini që ende janë në fuqi zonimi i komunave me ngjyrë të kuqe, gjelbër dhe verdhë, varësisht nga numri i rasteve të reja brenda ditës për një javë që paraqiten në secilën komunë veç e veç dhe nëse eventualisht kemi shtim të rasteve dhe rrezikohen kapacitetet spitalore.. ne të presim se si do sillet situata epidemiologjike. Tani për tani situata është e menaxhueshme, tani për tani kemi ende kapacitete spitalore për të trajtuar pacientët dhe vetëm në rast se kemi rritje të vazhdueshme, atëherë̈ me siguri që duhet të propozohen edhe masa të tjera…08\27 Vetëm duhet të rritet mbikëqyrja nga ana e mekanizmave mbikëqyrës që e mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave, përndryshe e dini që janë në fuqi masave të rekomanduara siç është mbajta e maskës, higjienën dhe distanca”, theksoi ai.

Krasniqi thotë se duke parë shifrat e rasteve të reja që janë në rritje ditëve të fundit, presin një rritje të të infektuarve me koronavirus.

Ai shton se me investimet që i kanë bërë në sistemin e oksigjenit nuk presin që të ketë telashe në këtë aspekt.

Meqenëse në Kosovë në fillim të muajit janar u konfirmuan tri rastet e para të variantit britanik të COVID-it, Krasniqi deklaron se deri tani nuk është vërejtur ndonjë ndryshim sa i përket formës së rëndë të sëmundje, por nuk e përjashton mundësinë që në Kosovë të ketë edhe më shumë raste me variantin britanik të virusit.

“Nga aspekti klinik neve çka na intereson është numri i pacientëve të cilët zhvillojnë̈ forma më të rënda të sëmundjes dhe që kërkojnë̈ trajtim spitalor. Deri më tani nuk kemi vërejtur ndonjë̈ ndryshim sa i përket formës së rëndë të sëmundjes me ato varinate që kanë qenë të reja. Se a ka apo nuk ka variante është hipotetike të thuhet, mund të ketë se përderisa janë tri raste sigurisht që mund të ketë dhe raste të tjera. Por ajo që është e rëndësishme është se të paktën nuk ka ndonjë ndryshim të formës së sëmundjes”, theksoi Krasniqi.

Meqenëse Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend të rajon që nuk ka siguruar ende asnjë dozë të vaksinës anti-COVID, Krasniqi thotë se edhe ata si QKUK janë duke pritur që të vijnë vaksinat në mënyrë̈ që të fillojë vaksinimi i kategorive me prioritet që iu prinë personeli shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 445 qytetarë, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 5 persona.

E që nga marsi e deri më sot në Kosovë, pozitivë me COVID-19 janë identifikuar 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes./Kosovapress/