Moderna pret 18.4 mld dollarë nga shitja e vaksinave në vitin 2021

Kompania farmaceutike Moderna pret që nga shitja e vaksinave anti-Covid të fitojë 18.4 miliardë dollarë këtë vit, mbi 15 miliardë dollarë më shumë se parashikimet e shitjeve nga Pfizer, vaksina tjetër e vetme e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet Bashkuara deri më tani.

Të dy vaksinat, po shpërndahen me shpejtësi ndërsa rastet rriten në Shtetet e Bashkuara, me vdekjet nga COVID-19 që kanë tejkaluar 500 mijë.

Moderna ka synuar të rritë prodhimin e vaksinës, produktin e saj të parë dhe të vetëm që gjeneron të ardhura. Ajo synon të prodhojë të paktën 700 milion doza këtë vit dhe pret që të rrisë prodhimin deri në 1 miliard doza duke përmirësuar procesin e saj të prodhimit.

Reklama e sponzorizuar

“2020 demonstroi fuqinë e shfrytëzimit të mARN për të bërë barna,” tha në një deklaratë Shefi Ekzekutiv Stéphane Bancel.

“Unë besoj se 2021 do të jetë një vit lakimi për Moderna”.

Moderna pret që kostoja e shitjeve të jetë rreth 20% e shitjeve të produkteve në vitin 2021, shumë më tepër se 4% që regjistroi një vit më parë./Reuters