Rritje e konsiderueshme e çmimeve të derivateve në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Naftetarëve, Fadil Berjani, tregon se çmimet e derivateve në Kosovë në import kanë shënuar rritje.

Ai thotë se sipas organizatës prodhuese OPEC pritet të ketë rritje më të theksuar të derivateve, pasi qe prodhimi është reduktuar, përcjellë Buletini Ekonomik.

Një litër Benzinë në Kosovë aktualisht sillet rreth 1 €- 1.07 cent, ndërkaq një litër naftë sillet prej 0.97-1.05 cent.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, në Shqipëri çmimi i benzinës sillet rreth 1.35 cent, ndërsa i naftës 1.34 cent.

Bejrani shtoi se qytetarët janë duke u sherbyer me çmimet më të lira në rajon.

“Qytetarët e RKS janë duke u sherbyer me çmimet më të ulta në rajon, përveq Maqedonis Veriore që e ka akcizen më të ulët për 0.22 cent” tha ndër të tjera Bejrani./BuletiniEkonomik/