Elon Musk humbi mbi 4 miliardë dollarë, kush është tani njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk

Jeff Bezos ka rikthyer titullin e tij si njeriu më i pasur në botë. Këtë epitet ia mori Elon Muskit i cili e kishte mbajtur për rreth 6 javë.

Sipas të dhënave Bezos ka 191 miliardë, ndërsa Musk ka 190 miliardë.

Musk humbi rreth 4.5 miliardë dollarë të martën pasi aksionet e Teslas ranë 2.4 për qind, e cila ishte e mjaftueshme që ta vendoste atë në vendin e dytë në rangimin e indeksit në Bloomberg Billionaires.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq Bill Gates është njeriu i tretë më i pasur në botë me pasuri prej 137 miliardë dollarë.