3 mënyra të thjeshta për të rritur shitjet përmes e-commerce

Zbuloni praktikat më të mira për optimizimin e përvojën e përdoruesëve të faqes suaj në internet dhe SEO, për të rritur shitjet tuaja.

Uebfaqja juaj mund të duket e mrekullueshme… por gjithashtu mund të dëmtojë shitjet tuaja.

Pse? Sepse nuk është ndërtuar duke pasur audiencën tuaj në mendje.

Reklama e sponzorizuar

Matt Doll drejton American Fire Glass, e cila prodhon xham dhe pajisje të tjera për zjarrin dhe është në mes të një ndryshimi gjigand. Për 15 vite, biznesi i tij ka qenë tërësisht shitës me shumicë, por sapo goditi Covid-i, ai synoi drejt shitjes direkt te konsumatori në internet. Ai u lidh me ekspertin e marketingut digjital Terry Rice, i cili zbuloi disa probleme të mëdha që mund të pengojnë biznesin e Doll.

Këto janë tri rregullime që Rice propozoi:

  1. Shpejtësia e faqes së internetit.

Shpejtësia ka rëndësi. Deri në 40% e njerëzve do të dalin nga një faqe në internet nëse nuk ngarkohet brenda tre sekondave. Shumë gjëra mund të ngadalësojnë një faqe në internet – përfshirë widget, video dhe probleme të padukshme si kodimi i tepërt. “Këto janë gjëra për të cilat mund të punoni me developer-in tuaj”,- thotë Rice.

  1. Përmbajtje, e cila u përgjigjet pyetjeve.

Uebfaqja juaj mund të përshkruajë produktet tuaja – por a u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta të klientëve tuaj? Një faqe FAQ është e shkëlqyeshme, por ky është vetëm fillimi. Nëse krijoni përmbajtje të ngjashme me blogun, që u përgjigjet pyetjeve për të cilat klientët tuaj janë më të interesuar, faqja juaj do të dalë në rezultatet e tyre të motorit të kërkimit – duke çuar në më shumë interes dhe më shumë shitje.

  1. Thirrjet e vazhdueshme për veprim.

Çdo pjesë në faqen tuaj, dhe çdo pjesë e përmbajtjes, duhet ta nxis një klient të ndërmarrë disa veprime. Ndoshta është një shitje ose ndoshta është thjesht regjistrimi në një listë emaili, ose angazhimi me një përfaqësues të shërbimit të klientit përmes bisedës.

-“Ju gjithmonë duhet të mendoni, ‘Cili është veprimi tjetër që unë dua të bëjë përdoruesi im?’ Dhe më pas i çoni ata në atë rrugë”,- thotë Rice. /Business Magazine/

ENTREPRENEUR