Në Kosovë, 2.3 për qind e të infektuarve me COVID-19 përfunduan me vdekje

1545 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë, e regjistruar në muajin mars. Përkthyer në përqindje, në raport me numrin e të infektuarve, i bie që 2.39 për qind e të infektuarve kanë përfunduar me vdekje.

Në total, deri tash në Kosovë janë regjistruar 64 mijë e 509 raste pozitive. Nga ta, 56 mijë e 28 janë shëruar, ndërsa janë edhe 6946 raste aktive. Përkthyer në përqindje, janë shëruar 86.8 për qind e të infektuarve, ndërsa janë 10.7 për qind raste aktive.

Nga marsi deri tash janë kryer 268 mijë testime, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Përqindje më e ulët e rasteve që kanë përfunduar me fatalitet paraqitet në nivel botëror. Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, dy milionë e 408 mijë persona kanë vdekur, nga 109 milionë e 162 mijë rastet e regjistruara. Në përqindje, kjo është 2.2.