Rritet çmimi i bukës dhe produkteve ushqimore kurse bie çmimi i energjisë elektrike

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin janar 2021.

Në komunikatën e ASK-së, thuhet se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.5% në muajin janar 2021.