Rimëkëmbet plotësisht çmimi global i naftës

Çmimi i naftës është mëkëmbur në nivelet e tij të para-pandemisë pasi goditi pikën më të ulët vitin e kaluar.

Megjithëse kërkesa për naftë është më e ulët se zakonisht, ka shpresë për një mëkëmbje më të shpejtë ekonomike derisa vaksinat po qarkullojnë.

Çmimet e naftës shpesh shihen si barometër për aktivitetin ekonomik, që ende po vuan për faj të virusit, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Reklama e sponzorizuar

“Ari i zi” tashmë ka arritur në 60 dollarë barelën pasi u rrit në 50 për qind në muajt e kaluar.

Kërkesa për naftë ka qenë duke u rritur anë e mbanë botës, e posaçërisht në Azi.