Udhëtimet globale të biznesit do të rriten 21% në 2021

People wearing protective face masks arrive at Charles de Gaulle airport near Paris, France, as the coronavirus outbreak continues to expand, February 29, 2020. REUTERS/Gonzalo Fuentes - RC2BAF9P1PFE

Shpenzimet e udhëtimeve të biznesit parashikohet të rriten 21 për qind këtë vit në të gjithë botën, të ndihmuara nga shpërndarja e vaksinave të Covid-19, por nuk do të rikuperohen në nivelet e para-pandemisë deri në mes të dekadës.

Shpenzimet për udhëtime biznesi parashikohet të rriten në 842 miliardë dollarë në vitin 2021, sipas raportit të Shoqatës Globale të Udhëtimeve të Biznesit (GBTA), pasi ra me 52% në vitin 2020, në 694 miliardë dollarë për shkak të pandemisë.

Pas një dekade rritje të qëndrueshme vjetore, udhëtimet e biznesit pritet të kenë një humbje në vitin 2020 që është 10 herë me e madhe se rënia pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ose recesionit të vitit 2008, tha GBTA.

Reklama e sponzorizuar

Pavarësisht rritjes së pritshme të udhëtimeve në vitin 2021, ekzistojnë pasiguri sesa progresi i vaksinimit dhe politikat e presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të ndikojnë në rikuperimin e ekonomisë.

“Përhapja e vazhdueshme e vaksinës do të jetë thelbësore për rimëkëmbjen globale, ashtu si vendimet që administrata e re e Biden do të marrë në lidhje me tregtinë globale dhe politikat e kufijve dhe karantinës”, tha Dave Hilfman, drejtori ekzekutiv i GBTA në një deklaratë.

Deri në fund të vitit 2024, shpenzimet e udhëtimeve të biznesit parashikohet të arrijnë rreth 1.4 trilionë dollarë, gati sa të barazohen me kulmin e të ardhurave para-pandemike të vitit 2019 prej 1.43 trilionë dollarë. Shoqata parashikon një rimëkëmbje të plotë në vitin 2025.

Sipas saj, ekonomitë kryesore në zhvillim në Azi Paqësor do të udhëheqin rritjen globale në udhëtimet e biznesit gjatë dekadës së ardhshme./Reuters