Në 24 orët e fundit në Kosovë 282 raste pozitive me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 282 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në Facebook. Ai ka thënë se rastet janë nga testimi i 2192 mostrave.