Këto janë dhjetë shtetet me numrin më të madh të ushtarëve rezervë

Përpos personelit ushtarak aktiv, një numër i madh i shtete ka edhe shumë ushtarë rezervë. Më poshtë paraqitet lista e dhjetë shteteve me më së shumti ushtarë rezervë në botë.

Ndoshta shumë nga ju do të befasoheni, por në vendin e parë për më së shumti ushtarë rezervë është Koreja Jugore. Ajo ka rreth 3 milionë e 100 mijë ushtarë rezervë, krahas 600 mijë ushtarëve aktivë.

Në vendin e dytë gjendet Rusia me rreth dy milionë ushtarë rezervë, ndërsa në personelin ushtarak aktiv ka rreth 900 mijë trupa. Kur marrin parasysh territorin e madh që ka ky shtet si dhe numrin e popullsisë, këto shifra nuk janë befasuese, shkruan Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

I treti në listë është Tajvani me 1 milion e 657 mijë pjesëtarë rezervë. Pas tij vijnë Brazili me 1 milion e 340 mijë ushtarë rezervë dhe India me 1 milion e 155 mijë.

Një shtet evropian e zë pozitën e gjashtë. Ukraina ka 900 mijë ushtarë rezervë dhe 209 mijë trupa aktive në forcat e armatosura. Në vendin e shtatë janë Shtetet e Bashkuara me rreth 850.000 trupa rezervë.

Në vendin e tetë është vendi komunist, Koreja Veriore, me 600 mijë trupa rezervë dhe 1 milion e 280 mijë ushtarë aktivë. Dy vendet e fundit në listën me 10 shtete i zënë Kina me 510 mijë ushtarë rezervë dhe Egjipti me 479 mijë.