Më 22 janar mbahet ankandi i parë i Letrave me Vlerë për vitin 2021

0
129

Ministria e Financave me anë të një komunikate për media ka njoftuar se më 22 janar 2021 do të mbahet ankandi i parë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, investimi në Obligacione është investim i sigurt dhe i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, përfundon komunikata. /Buletini Ekonomik/

No photo description available.