AKB-ja kërkon që këtë vit bizneset të mbështeten me 1 miliard euro

Aleanca Kosovare për Biznese vlerëson se 15 masat e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike është hap i mirë, por i vonuar.

Drejtori i AKB-së, Agim Shahini thotë se vlera 200 milionë euro e ndarë nga Qeveria, është e vogël për krizën që janë duke u përballur bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

“AKB gjatë vitit të kaluar por edhe tash ka vizituar shumë subjekte ekonomike e biznesore duke marr shënime dhe kërkesa nga terreni për gjendjen e vështirësuar prej pandemisë dhe masave bllokuese dhe mungesa e fondeve të kufizuar për të mbështetur ekonominë e cila në fund të prillit të viti të kaluar i patëm kërkuar Qeverisë një fond prej 500 milionë për rimëkëmbje”, shkroi Shahini në profilin e tij.

Tutje, ai tha se në këtë vit qeveria duhet të futet në mbështetje të bizneseve 1 miliard euro për të fuqizuar konsumin dhe për të mbijetuar sektorin privat.

Reklama e sponzorizuar