Hoti thotë se do të ndajnë një fond të veçantë për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do të ndajnë një fond të veçantë për familjet e prekura nga vërshimet.

Hoti ka bërë të ditur se të enjten do të takojë kryetarët e komunave për të diskutuar rreth dëmeve të shkaktuar nga këto vërshime, transmeton Telegafi.

“Sot është momenti të lëvizim përpara me themelimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve, dhe ne në Qeveri do të themelojmë një fond në kuadër të mundësive buxhetore që kemi dhe t’u dalim në ndihmë familjeve të prekura. Jemi organizuar bukur mirë dhe do t’u dalim në ndihmë të gjithë atyre që e kanë të pamundur t’i kthehen normalisht jetës me mjetet e tyre”, ka thënë ai pas vizitës që ka bërë në Komunë e Vushtrrisë.

Reklama e sponzorizuar

Hoti ka thënë se do të jetë në terren çdo ditë dhe se deri tani kanë vizituar disa komuna.