Komuna e Vushtrrisë ndan 251.000 euro për bizneset

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 251 mijë euro ndihmë ekonomike për bizneset që po përballen me vështirësi si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit të komunës, nga 569 biznese të cilat i janë përgjigjur thirrjes për aplikim, 513 prej tyre kanë përfituar nga pakoja ekonomike për sektorin e mikro-biznesit në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se përfituesit do të marrin mjetet sapo të procedohen nga Thesari i Shtetit.

Reklama e sponzorizuar

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë së bashku do të mposhtim këtë virus dhe do të kthehemi në normalitet. 251.150 euro nga pakoja ekonomike e Komunës sot është dërguar si ndihmë për sektorin e bizneseve në Vushtrri”, ka thënë Tahiri, përcjell uebfaqja e komunës.