Katër të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 215 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur katër persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 215 raste të reja nga 1,012 testime. 

IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar 428 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 39.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.749.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.

Reklama e sponzorizuar