Si të zgjedhim emrin e kompanisë?

Një nga gjërat e para për të cilat mendohet kur duhet të krijosh një sipërmarrje biznesi është t’i vendosësh asaj edhe një emër. Edhe pse mund të duket diçka e lehtë, shpesh ndihesh konfuz. Ja disa këshilla për zgjedhjen e emrit më të duhur për aktivitetin tuaj ekonomik.

1. Emri i një ndërmarrjeje është “bileta e vizitës” e parë kundrejt klientëve të fuqishëm, apo edhe kundrejt furnizuesëve. Prandaj është e nevojshme të arsyetohet mirë mbi emrin që çdo ditë, dhjetra e qindra persona do të përsërisin për t’iu identifikuar. Për shembull niset një reflektim mbi tipologjinë e aktivitetit që do të zhvilloni.

2.Faktikisht mund të zgjidhet një emër, tingulli i të cilit të kujtojë tipin e aktiviteti që është objekt i sipërmarjes tuaj. Gjithsesi është më ideale që emri të jetë lehtësisht i shqiptueshëm, i memorizueshëm dhe i lehtë për t’u kujtuar dhe jo tepër i gjatë. Një tjetër hipotezë mbi të cilën mund të reflektoni për kërkimin e një emri ideal është arsyetimi mbi karakteristikat e pronarit, apo të ortakëve në rast se është një shoqëri aksionere.

Reklama e sponzorizuar

3.Gjithashtu, emri mund të përmbajë një sinjalizim të veçantë për territorin ku aktiviteti ekonomik zhvillohet, apo për të pasur një kontakt më direkt, mund të përmbajë edhe emra e mbiemra. Do të duhet që emri i zgjedhur të frymëzojë sidomos besim midis njerëzve që do të kenë raporte me ndërmarrjen, ose kompaninë brenda një kohe të caktuar.