Leku forcon pozitat ndaj euros dhe dollarit

0
92

Në tregun e këmbimit valutor vendas të enjten leku forcoi pozitat në raport me euron dhe dollarin dhe humbi terren me paundin britanik dhe frangën zvicerane.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 100.81 lekë, ose 0.13 lekë më pak dhe euro këmbehet me 122.92 lekë ose 0.05 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha britanike dhe franga zvicerane forcuan pozitat në këmbim me lekun. Ato u këmbyen përkatësisht me 137.14 lekë dhe 113.46 lekë ose 1.63 lekë më shumë paundi britanik dhe 0.01 lekë më shumë franga zvicerane/ATSH.

Reklama e sponzorizuar