Arrihet marrëveshja tregtare pas Brexitit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

Britania e Madhe arriti marrëveshje tregtare pas Brexit-it me Bashkimin Evropian të enjten, shtatë ditë para se të dalë nga blloku evropian.

Qeveria britanika tha se “Marrëveshja është një lajm fantastik për familjet dhe bizneset në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne kemi marrë përsëri kontrollin e parave tona, kufijve, ligjeve, tregtisë dhe ujërave tona të peshkimit. Kjo do të thotë që ne do të kemi pavarësi të plotë politike dhe ekonomike në 1 Janar 2021”, tha qeveria britanike përmes një deklarate.

Reklama e sponzorizuar