Alarm ndërkombëtar për variantin e ri të koronavirusit

Ka nisur të rritet alarmi ndërkombëtar për variantin e ri të koronavirusit, që nisi në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë se 40 vende veçse kanë bllokuar fluturimet.

Suedia tashmë ka ndaluar udhëtarët e huaj të vijnë nga Danimarka, pasi në këtë vend janë zbuluar raste të reja të variantit të ri.

Reklama e sponzorizuar

Raportohet se ky variant është më i transmetueshëm, por nuk ka prova se është më vdekjeprurës.

Mike Ryan nga OBSH-ja, ka thënë se rastet e reja janë pjesë normale e evolucionit të një pandemie.

Shfaqja e variantit të SARS-Cov-2 me mutacion, për të cilin shkencëtarët kanë thënë se është 70 për qind më përhapës sesa versionet e mëhershme në Britani, ka nxitur vendet kudo përreth botës që ta izolojnë shtetin ishullor. India, Pakistani, Polonia, Spanja, Zvicra, Suedia, Rusia, Jordani dhe Hong-Kongu kanë pezulluar udhëtimet për britanikët qysh prej kur kryeministri, Boris Johnson, ka bërë të ditur se versioni që ka pësuar mutacion është identifikuar në vend. Arabia Saudite, Kuvajti dhe Omani i mbyllën kufijtë e tyre tërësisht.