Festat e fundvitit, gastronomët kërkojnë zgjatje të orarit të punës

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka kërkuar zgjatjen e orarit të punës për bizneset.

Petrit Kllokoqi përfaqësues i kësaj shoqate tha se kërkesa e tyre është e drejtë në këtë kohë festash.

“E kemi pa të arsyeshme që për këtë fundvit të marrim një infuzion duke i relaksuar masat. Kur them duke i relaksu masat, mendoj duke e zgjatur orarin e punës, mirëpo asnjëherë duke mos e humb kontrollin ndaj gastronomisë dhe të gjitha bizneseve”, tha Kllokoqi.

Reklama e sponzorizuar

“Pasi jemi në prag të festave ka mundësi Kosova me përfituar në këtë rast atëherë kemi kërkuar që të bëhet zgjatja e orarit”, theksoi ai.

“Kryeministri është qe dy herë tu na ftuar edhe po takohemi në sallat e qeverisë ku po bisedojmë. I thamë se Kosova e ka mundësinë me përfituar ekonomikisht pasi e kemi mërgatën këtu. Me u mbyll bizneset s’po shohim kurrëfar përfitimi”, shtoi Kllokoqi.