Dragashi ndan nga 500 euro për të prekurit me Covid-19

0
109

Komuna e Dragashit që drejtohet nga kryetari Shaban Shabani ka formuar komision vlerësues për t’iu ndarë mjete personave të infektuar me Covid-19 dhe familjarëve të personave që kanë vdekur nga ky virus.

Nga këto subvencione që po i ndan Komuna e Dragashit, deri tash kanë përfituar 179 veta në vlerë 90 mijë e 410 euro.

Një person i infektuar ka përfituar 505 euro, derisa familjet që iu ka vdekur një familjar nga Covid, kanë përfituar ndihmë 950 euro.

Reklama e sponzorizuar

Dje gjatë ditës IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë konfirmuar edhe 385 rastë të tjera me koronavirus në nivel vendi.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 442 testime, përveç rasteve të reja janë shëruar 351 persona si dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.