Çelësi i lumturisë dhe suksesit, sipas Richard Branson

Çelësi i lumturisë dhe suksesit, sipas miliarderit Richard Branson, nuk është të pushosh i lumtur në një ishull privat. Sipërmarrësi i pasur mendon se ju duhet të shkëputeni nga telefoni juaj.

Në “Ditën Kombëtare të Shkëputjes nga gjërat elektronike”, Branson iu bashkua mijëra personave të tjerë duke fikur telefonin e tij dhe duke qëndruar larg kompjuterit.

Branson u shpreh në një postim së fundmi në blogun e tij se “të jesh vazhdimisht i ngjitur pas telefonit mund të jetë e dëmshme për marrëdhëniet tuaja.”

Reklama e sponzorizuar

“Edhe pse unë e dashuroj teknologjinë, një mesazh apo një ‘tweet’ nuk mund ta zëvendësojë vlerën që ka një bisedë reale.”

Mos humbisni momentet më të rëndësishme

Branson ka me miliona gjëra për të cilat duhet të shqetësohet, por gjatë takimeve ai fokusohet thjesht duke dëgjuar dhe duke mbajtur shënime.

Në shtëpi, televizori nuk lejohet gjatë darkës. Në vend të kësaj, ai rri me familjen e tij duke biseduar në tavolinë.

“Është shumë e thjesht të humbasësh momentet më të rëndësishme në jetë sepse ti je shumë i zënë duke parë telefonin tënd.”

Gjej një hobi

Të zëvendësosh telefonin, nuk do të thotë që të rrish duke parë një mur me orë të tëra. Branson thotë se hobet janë çelësi për ruajtjen e lumturisë suaj, veçanërisht nëse ato përfshijnë daljen jashtë në natyrë.

“Nëse e keni të vështirë të bëheni pjesë e momentit sepse ndiheni të stresuar apo të lodhur, mos kini frikë të bëni pak pushim për t’u rikarikuar. Ne të gjithë kemi nevojë për pushim.”

Branson pëlqen të shkojë për alpinizëm, çiklizëm dhe të bëj sporte ujore. Madje edhe të shëtisësh qenin mund të të ndihmojë të lidhesh me natyrën dhe të marrësh energji.

“Është shumë e lehtë të humbasësh momentet e rëndësishme të jetës sepse je shumë i zënë duke parë telefonin tënd … Duhet të kujtojmë se ne jemi zotër të teknologjisë, dhe jo e kundërta.”