Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë dhe 385 raste pozitive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar edhe për  385 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 442 testime, përveç rasteve të reja janë shëruar 351 persona si dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.