KEDS ndihmon Gratë e Krushës

Në hyrje të Krushës së Madhe një fabrike e re ka filluar të marrë formë. Ajo tashmë është në fazat e
fundit të ndërtimit dhe së shpejti aty pritet të fillojë puna e Grave të Krushës, të cilat me produktet e
tyre kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtarë. Tash e tutje ato do të ketë furnizim
më kualitativ me energji elektrike.

Kjo pasi KEDS ka përfunduar një projekt investiv atje. Është vendosur trafo tërësisht e re së bashku me të gjitha stabilimentet përcjellëse dhe rrjet i ri nëntokësorë, që do të ofrojë kapacitetet e nevojshme energjetike për operim të rregullt të
Kooperativës “Gratë e Krushës”.

Ky investim ka gëzuar tej mase edhe Gratë e Krushës, të cilat tash e disa vite përmes produkteve që
shesin, gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre. Drejtoresha e kooperativës “Gratë e Krushës”,
Fahrie Hoti ka thënë fal përkahjes së KEDS është rritur siguria në furnizim të qëndrueshëm me
energji elektrike, e cila sipas saj, do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punët e tyre ditore.

Reklama e sponzorizuar

“Ne kemi filluar ndërtimin e fabrikës se re e cila pritet së shpejti të funksionalizohet. Për ne, primare ka qenë
sigurimi i energjisë elektrike atje, në mënyrë që punët ditore t’i realizojmë pa vështirësi. Duke e
falënderuar KEDS-in, fabrika tashmë ka një trafo të re e cila do të ofrojë kapacitetet e nevojshme për
operimet tona”, ka thënë Hoti.
KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon
përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër
konsumatorit për t’i mbështetur aty ku është nevoja.