Qytetari publikon faturat, sa i kushtoi shërimi nga Covid-19?

Përhapja e virusit COVID-19 ka shkaktuar telashe të mëdha në jetën e secilit qytetar në Kosovë.

Përpos dëmeve në shëndet, kjo situatë e krijuar nga koronavirus dëmtoi edhe ekonominë e thuajse secilës familje.

Një qytetar, emër i njohur për redaksinë ka publikuar shpenzimet që pati si pasojë e COVID-19, ai dhe nëna e tij.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se shpenzimet e shërimit nga ky virus arritën shifrën 1.444.70 euro për barna dhe analiza dhe plus 400 euro për shpenzimet e infermierit, 50 euro aparatit të oksigjenit pra në total afro 1 mijë e 890 euro, transmeton lajmi.net.

Ai tha se pati edhe më tepër shpenzime, faturat e të cilave nuk i ka publikuar.

Ndryshe Komuna e Prishtinës vendosi që t’i ndajë nga 50-100 euro për të prekurit me COVID-19, e që padyshim është shifër mjaftë e vogël.

Postim i këtij qytetari:

Po i bëj publike shpenzimet e sherimit nga COVID 19, për dy persona për mua dhe nënën time, jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjesve te shtetit sa i kushton një familjeje sherimi në shtëpi dhe cila eshte ndihma e shtetit per ata që shërohen në shtepi?

Po 50 euro per mua dhe 100 euro për nënën nga  Shpend A. Ahmeti, po nga qeveria e Avdullah Hotit? “0”

Deri sa shpenzimet jane 1.444,70 euro per barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit + 50 euro aparatit te oksigjenit pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)

A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime?

Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi qe spitalet janë plotë.