Toyota ankohet se Brexit mund t’i shkaktojë humbje të mëdha financiare

Drejtori ekzekutiv i Toyotas për Evropë, Johan van Zyl, ka deklaruar se përfundimi i Brexit pa ndonjë marrëveshje mund të ndikojë në tregun blerës të automjeteve.

Ai për BBC-në ka thënë se mosarritja e një marrëveshjeje mund të krijojë një mjedis shumë negativ investimi në Britani dhe se një gjendje e tillë do ishte shumë negative për biznesin e tij.

Sipas tij, “kombinimi” i koronavirusit me krizën e Brexitit do të ishte një tronditje e dyfishtë për prodhuesin e veturave.

Reklama e sponzorizuar

“Ne kemi Brexitin dhe koronavirusin dhe kjo është një tronditje e dyfishtë që po na ndodhë”, ka thënë ai.

Toyota ka dy fabrika në Mbretërinë e Bashkuara, e cila në staf të saj rreth 3 mijë punëtorë.

Pos gjendjes me Brexit, Toyota thuhet se është prekur edhe nga pandemia e koronavirusit. Dy uzinat e saj në Britani e detyruan t’i ndalnin prodhimet gjatë izolimit në pranverë, derisa dyqanet u detyruan të mbyllen.

“Kur bëhet fjalë për rimëkëmbjen, do të jetë e vështire nëse Brexit është ‘negativ’”, ka thënë ai.