Sa po ndihmohen punëtorët e sektorit privat në pandemi?

Këtë javë Kuvendi i Kosovë miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe sot u dekretua nga Vjosa Osmani, u.d, e presidentit të Kosovës.

Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve Privat thotë se punëtorët privat do të ndahen keq nga kjo pako ekonomike.

Sipas tij, shumë punëtorë do e kuptojnë që janë gënjyer sepse kontributet nuk u janë paguar asnjëherë.

Reklama e sponzorizuar

‘Unë mendoj se kjo pako do të jetë stimuluese për kompanitë private por në asnjë rast s’do të jetë një gëzim i madh për punëtorët e sektorit privat pavarësisht se ata presin shumë nga kjo pako. Ata ende, një pjesë bukur e madhe e tyre nuk e dijnë se sa kanë të ndarë trust pensional”, tha Azemi për RTV Dukgjini.

“Ndoshta do të vijë një ditë kur vetë punëtorët patjetër do ta dijnë se pronarët e kompanive të tyre, në njëfarë forme i kanë gënjyer gjoja se i kanë kryer kontributet e tyre”, tha ai.

“Vetë fakti që i kemi rreth 100 mijë punëtorë të cilët nuk do të marrin më shumë se 10 euro është fakt i hendikepuar edhe pse kjo pako është prit prej një kohe të gjatë. Këto mjete do të shkojnë te ata që ndoshta nuk do të kenë nevojë për këtë trust por të jeni të bindur që te punëtorët e sektorit privat do të jetë një nervoz tepër e madhe, sepse ata nuk e dinë se çka presin”, shtoi ai.

“Punërtorët do t ndahet shumë keq me këtë pako”, përfundoi ai.